Dashi
Ditë shumë e qetë dhe pozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni të dy ato që ndjeni. Nëse keni kryer një investim, gjërat do ju shkojnë mbarë.
Demi
Do kërkoni më tepër qetësi në jetën tuaj në çift sepse jeni të lodhur nga debatet dhe mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin. Perpiquni t’i sqaroni të gjitha keqkuptimet.
Binjakët
Të dashuruarit do kërkojnë nga partneri më shumë ngrohtësi. Ka mundësi që dëshirat t’iu plotësohen në jetën sentimentale nëse tregoni këmbëngulje.
Gaforrja
Hëna do ndikojë shumë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do iu bëjë më liberalë dhe më të hapur me partnerin. Disa nga ëndrrat më të bukura do iu realizohen.
Luani
Ju dhe partneri juaj do jeni më afër se kurrë gjatë kësaj dite dhe do bashkëpunoni së bashku për gjithçka. Marrëdhënia do jetë e shkëlqyer.
Virgjëresha
Ju që jeni në një lidhje dhe mendoni t’i çoni gjërat më tej duhet të flisni hapur edhe për disa tema delikate sot. Po nuk e kaluat këtë faze është e kotë që të bëni plane më tej sepse do ju prishen.
Peshorja
Do kuptoheni shumë mirë sot me atë që keni në krah dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin më të vogël. Dashurohuni ashtu si ta ndjeni.
Akrepi
Ditë pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të lumtur dhe do doni që dita të mos mbarojë. Me financat gjërat nuk po shkojnë mirë.
Shigjetari
Yjet do i shtyjnë ata që janë në një lidhje të kërkojnë më shumë pavarësi në jetën e tyre në çift dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Gjithçka duhet bërë me një farë limiti.
Bricjapi
Do jeni gjithë kohës me nerva gjatë kësaj dite dhe mund të përballeni me debate goxha të forta në çift. Asgjë nuk do shkojë sipas parashikimeve.
Ujori
Do jeni shumë xhelozë sot për atë që keni në krah dhe do doni ta kontrolloni në çdo moment. Kjo do sjellë përplasje goxha të forta. Bëni kujdes.
Peshqit
Do ndodhin ngjarje interesante gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do kaloni çaste fantastike pranë atij që dashuroni. As vetë nuk i kishit menduar se emocionet sot do ishin kaq të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb