DASHI
Ditë e begatë kjo e sotmja për ata që kanë kohë në një lidhje. Ata që sapo kanë ndryshuar statusin mund të jenë ende të habitur për ndryshimet që po ju ndodhin megjithatë do ja kalojnë mirë, keni bërë zgjedhjen e duhur në aspektin sentimental.
DEMI
Dikush do ju bëhet konkurrent i fortë në aspektin profesional dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë pozicionin që ju keni arritur. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të humbisni atë që e keni aritur me kaq mund dhe punë.
BINJAKËT
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e keni dëshiruar. Beqarët ka shumë mundësi të bien në dashuri me një koleg pune të cilin gjithë kësaj kohe e kanë injoruar. Jeta ëshë plot të paprituara.
GAFORRJA
Do ndiheni mjaft mirë sot juve që jeni në një lidhje. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ndiheni si nëpër ëndrra. Për financat do jetë ditë e begatë. Do dini sa të shpenzoni dhe sa para të hiqni mënjanë. Të afërmit do i keni gjithmonë si mbështetje.
LUANI
Ditë plot ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë gjëra do fillojnë të ndryshojnë njeherë e përgjithmonë në jetën e tyre. Beqarët do kenë plot surpriza të cilat do ua mbushin zemrën plot gëzim. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit.
VIRGJËRESHA
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni me humor të mirë dhe do ruani komunikimin e ngrohtë me të gjithë njerzit që ju rrethojnë. Do ndiheni të qetë në çdo moment. Në planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqëndrohuni dhe mos ju besoni shumë atyre që ju rrethojnë.Punoni fort për të arritur statusin që dëshironi.
PESHORJA
Sot duhet të bëni çmos që ta largoni sa të mundni rutinën nga jeta juaj sepse përndryshe ajo mund të jetë shkatërruese për ju, monotonia ju ka bërë posesivë, ndryshoni disa gjëra rrotull vetes, dilni me miq . Merrini gjërat si t’iu vijnë. Dhe mos e stresoni veten për gjëra të vogla.
AKREPI
Jeta juaj në çift do jetë aq e bukur saqë do ua mbushë zemrën plot gëzim. Priten emocione të njëpasnjeshme kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë. Më vonë mund të ndodhin propozimet, bëni durim pasi momentet për të bërë kthesën vendimtare ka ardhur thjesht shfrytëzoni cdo moment për të qënë i lumtur..
SHIGJETARI
Do bëni disa gafa të pafalshme sot në jetën tuaj në çift prandaj dhe gjërat do marrin tatëpjetën. Do ju vijë inat për gabimet e bëra, por ajo që kaloi nuk mund të kthehet pas. Në mbremje përkushtojuni partnerit dhe përpiquni të shlyheni dëmin e bërë.
BRICJAPI
Nuk do merreni vesh shumë mirë sot me atë që keni në krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njëri-tjetrin. Mos besoni verbërisht të gjitha atyre që do ju thonë të tjerët sepse do lëndojnë veten dhe partnerin. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, merrni ditë pushim dhe reflektoni, por mos flisni para kohe, pasi mund të humbisni një njeri me vlera.
UJORI
Ditë shumë ndryshe kjo e sotmja për ju. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni gati edhe për çmenduri. Fati do jetë me ju në cdo aspekt të jetës, sidomos në aspektin profeional, punoni fort pasi është mometi për të arritur synimet që gjithmonë keni dashur.
PESHQIT
Pas një periudhe shumë delikate për jetën tuaj në çift, sot do vendosni të vini pikat mbi “i: dhe mbase edhe t’i jepni fund gjithçkaje. Nuk mund të mbani me zor dikë pas vetes. Do keni vështirësi, pasi ndjenjat janë të forta, dhe nuk harrohet kollaj gjithë ato emocione të përjetouara, por kupto që mbas shiut del gjithmonë dielli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb