DASHI
Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që do ju thotë zemra. Gjëndja e financave do jetë delikate. Disave do ju duhet të kërkojnë ndihmë nga familjarët në mënyrë që t’ia dalin mbanë.
DEMI
Jeta juaj në çift do vazhdojë të mbetet e mirë gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave do ju duhet të merrni disa masa në mënyrë që gjëndja të mbetet ende e mirë.
BINJAKËT
Do jeni shumë kokëfortë sot juve që jeni në një lidhje dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dëshiruar. Po nuk hapet rrugë ndonjëherë do keni probleme serioze. Financat do dini si t’i mbani gjatë gjithë kohës të stabilizuara. Do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.
GAFORRJA
Do i merrni gjërat seriozisht sot juve që jeni në një lidhje dhe do i sqaroni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur më herët. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse që në orët e para të mëngjesit. Gjithçka do ndryshojë nëse bëni atë që do ndjeni.
LUANI
Duhet me patjeter të luftoni kundër rutinës që do mundohet ta pushtojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse në të kundërt do keni probleme serioze më vonë. Beqarët do e gjejnë më në fund partnerin ideal dhe do fillojnë me të një lidhje të qëndrueshme.
VIRGJËRESHA
Do jeni të parrezistueshëm gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do bëni gjëra ekstravagante, por tejet emocionuese. Çdo gjë ka për të qënë më ndryshe dhe shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Beqarët do kenë dëshira të çmendura, por që fatkeqësisht nuk do mund t’iu plotësohen.
PESHORJA
Priten çaste të lumtura sot në jetën tuaj në çift të cilat do ju bëjnë të merrni vendime me rëndësi për të ardhmen. Do jeni gati të qëndroni përjetë me atë që keni në krah. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni asnje lloj rreziku sepse përndryshe gjëndja do ju përkeqësohet.
AKREPI
Jeta në çift do jetë gjithë kohës e qëndrueshme sot dhe nuk do ketë asnjë problem mes jush. Do mateni para se të flisni dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës në qëndër të vëmëndjes sepse gabimi më i vogël do ju kushtojë shtrenjtë.
SHIGJETARI
Nesë keni për t’i bërë kritika partnerit tuaj, mos ja bëni në sy të të tjerëve dhe mos ja thoni me inat. Do e mërzitni tej mase atë dhe mund të keni mosmarrëveshje të forta. Ky do jetë një gabim i madh. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju. Do bëni edhe disa investime.
BRICJAPI
Ata që janë në një lidhje do dashurohen pa dorashka pranë personit të tyre të zemrës dhe do përjetojnë kënaqësi të mëdha. Në asnjë moment nuk do dëshirojnë të ndahen prej tij. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme. Do ju duhet të presin ende edhe pak për të ndryshuar status.
UJORI
Dita e sotme do nisë plot diell dhe buzeqeshje.Marrëdhënia me partnerin do jetë e shkëlqyer. Buxheti nuk do jetë i keq, pra gjithcka po ecen për së mbari, përqëndrohuni pak më tepër tek puna dhe do ndiheni një njeri i plotësuar.
PESHQIT
Të dashuruarit do jenë një ditë normale sot. Komunikimi me partnerin do jetë i mirë dhe nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës me disa persona, por nuk do arrijnë dot t’i bëjnë për vete ata. Edhe sot do vazhdojnë të qëndrojnë me të njëjtin status.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb