Dashi
Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet ta shfrytëzoni ne çdo sekonde sepse periudha te tilla rralle here vijnë ne jete.

Demi
Do e keni shume te vështirë sot t’i qëndroni besnike personit qe keni ne krah sepse shume te tjerë do ju joshin e do ju bëjnë propozime interesante. Kujdes me hapat qe do hidhni.

Binjaket
Pas një periudhe delikate për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te përmirësohet. Do flisni hapur dhe do kërkoni falje për gabimet e bëra. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni këshillat e te afërmve tuaj sepse ne një moment apo ne një tjetër do keni vështirësi.

Gaforrja
Kujdes me skenat e xhelozisë gjate kësaj dite sepse partneri nuk do jene te humorin e duhur për te duruar histerinë tuaj. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte.

Luani
Venusi do jete i pozicionuar mire gjate gjithë kësaj dite ne qiellin tuaj te dashurisë. Ky planet do ju ndihmoje t’i zgjidhni sa me shpejt problemet dhe do ndiheni me te qete.

Virgjeresha
Nuk do kuptoheni aspak me partnerin tuaj sot dhe mosmarrëveshjet me te do jene te forta. Me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit dhe reflektoni sesa te vazhdoni debatin e nisur.

Peshorja
Venusi do ju beje edhe me sensuale dhe romantike gjate kësaj dite, Do mundoheni ne çdo moment ta mbani ne pëllëmbe te dorës partnerin tuaj dhe do përjetoni emocione te mëdha.

Akrepi
Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshje te shumta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente vërtet delikate.

Shigjetari
Se bashku me partnerin tuaj do merrni vendime mjaft te rëndësishme sot. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht. Ne planin financiar do ju duhet maturi dhe përkujdes me shume se kurrë me pare.

Bricjapi
Dite mjaft e nxehte dhe pasionante kjo e sotmja. Çdo gjë qe keni ëndërruar sot do ju behet realistet dhe do ndiheni me se miri. Perspektivat financiare gjithashtu janë te mira.

Ujori
Marrëdhënia ne çift do jete me e qete se kohet e fundit. Do e keni me te lehte te komunikoni lirshëm me personin qe keni ne krah. Disa probleme te vogla financiare do zgjidhem, kështu qe do i kryeni pa frike shpenzimet me te nevojshme.

Peshqit
Duhet te bëni patjetër me shume lëshime sot ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë situata do filloje te përmirësohet. Financat duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes edhe pse gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb