Dashi
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do provoni eksperienca të reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur.
Demi
Ka shumë rrezik që partneri juaj t’iu lërë pas dore gjatë kësaj ditë dhe të dale me një person tjetër që sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u shqetesoni, është kalimtare.
Binjakët
Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën sentimentale të çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Të dy me partnerin do jeni gati të bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mirë.
Gaforrja
Edhe pse të shumtë do jenë personat që do ndërhyjnë tek jeta juaj në çift dhe do kërkojnë t’iu prishin punë, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq të forta saqë askush nuk mund t’i ftohe.
Luani
Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjerë e gjatë sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se të merrni vendime.
Virgjeresha
Dialogu në çift do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj ditë. Do jeni shumë te duruar dhe kjo do jetë një pikë mjaft e fortë. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen disi më të qetë.
Peshorja
Jeta sentimentale e çifteve do jetë përgjithësisht e qetë gjatë kësaj ditë. Komunikimi do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk do ketë asnjë konflikt.
Akrepi
Gjatë kësaj ditë Urani do sjellë mosmarrëveshje të shumta për jetën tuaj në çift. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe kjo do sjellë debate.
Shigjetari
Nuk do jeni shumë besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai që nuk ndryshon kurrë.
Bricjapi
Që jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën.
Ujori
Do diskutoni gjerë e gjatë kësaj ditë me atë që keni në krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Çdo gjë do shkoje më së miri mes jush.
Peshqit
Ndjenjat për partnerin tuaj do jenë shumë të zjarrta gjatë kësaj dite dhe ju do i shprehni ato më shumë se kurrë. Pritet qe atmosfera të jetë shumë e ngrohte dhe emocionet të papërshkrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb