Dashi
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ece si e kishit ëndërruar kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Demi
Gjatë kësaj dite do bini për çdo gjë dakord me partnerin tuaj dhe gjërat do ecin më së mirë. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja më të forta.
Binjakët
Sot do jetë një ditë e bekuar dhe me plot çaste të veçanta për ju që jeni në një lidhje. Në disa momente do ju duket sikur do jeni mbi re. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por situata do mbetet e njëjtë.
Gaforrja
Bëni mirë të mos nxitoheni me asgjë sot ju të dashuruarit sepse gjendja mund të mos kontrollohet dot më vonë. Ata që kanë kohë që janë bashkë do e zgjidhin gjithçka më shpejt.
Luani
Do keni shumë mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ecë si duhet. Mundohuni të toleroni sepse përndryshe gjërat do marrin tatëpjetën.
Virgjëresha
Do ketë disa mosmarrëveshje për tema mjaft delikate gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Shpeshherë do ndiheni keq dhe do kërkoni të bëni ndryshime.
Peshorja
Ditë shumë e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh me personin që keni në krah dhe do debatoni shumë ashpër me të.
Akrepi
Sot do jeni më të sigurtë për lidhjen tuaj dhe do merrni edhe vendime për të ardhmen. Dashuria juaj për partnerin dhe e tij për ju është aq e madhe saqë të gjithë ju kanë zili.
Shigjetari
Priten çaste të këndshme sot në jetën tuaj sentimentale. Si ju dhe partneri do jeni gati të bëni ndonjë çmenduri vetëm për të ndryshuar rutinën.
Bricjapi
Nuk do jeni aspak në humor gjatë kësaj dite dhe do debatoni për gjitha me personin që keni në krah. Asgjë nuk do shkoje sic e kishit ëndërruar.
Ujori
Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë goxha i ngrohtë gjatë kësaj dite. Në krahët e partnerit tuaj do ndiheni më së miri dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë.
Peshqit
Duhet të reflektoni me kujdes sot ju që jeni në një lidhje dhe të merrni disa vendime me rëndësi. Nuk duhet humbur më kohë. Në planin financiar do përkujdeseni mjaft dhe situata nuk do ketë as tronditjen më të vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb