Dashi
Nuk do kënaqeni aq sa duhet sot ju te dashuruarit pranë personit qe keni ne krah dhe ka rrezik te kërkoni persona te tjerë. Problemet financiare do i zgjidhni një e nga një dhe do ndiheni shume me te qete se me pare.

Demi
Venusi do kujdeset veçanërisht për gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe do mirëkuptoheni për gjithçka. Qe sot e tutje shume gjera kenë për te ndryshuar për ju.

Binjaket
Yjet do e bëjnë me te bukur dhe me te animuar sot jetën tuaj ne çift. Pritet te kaloni çaste fantastike se bashku me atë qe keni ne krah kështu qe duhet te shfrytëzoni çdo sekonde.

Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve nuk do ketë shume trazira gjate kësaj dite, përveç disa debateve te vogla ne mëngjes. Qe nga mesdita do i shihni gjerat me një sy tjetër.

Luani
Kjo dite do jete e mrekullueshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni edhe disa probleme qe keni pasur dhe do ndiheni si ne ëndërr.

Virgjeresha
Duhet me patjetër ta ndryshoni sjelljen përkundrejt partnerit tuaj sot sepse përndryshe gjerat do marrin tatëpjetën. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë qe ka mbizotëruar gjithë këto kohe.

Peshorja
Dite edhe me e qete nga sa e mendonit kjo e sotmja. Duhet te përfitoni nga kjo për te folur me partnerin edhe për disa tema delikate.

Akrepi
Heshtja do jete armiku kryesor i jetës suaj ne çift sot kështu qe mos lejoni qe ajo t’iu pushtoje. Provoni çdo lloj eksperience mjafton te jete e re.

Shigjetari
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite mjaft te këndshme pranë partnerit. Do ketë edhe çaste romantike edhe nga ato nostalgjiket. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi dhe përkujdes ne mënyrë qe situata te mos jete me delikate.

Bricjapi
Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit dhe do debatoni ashpër me te.

Ujori
Marrëdhënia ne çift do jete thuajse perfekte gjate kësaj dite. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi dhe emocione si kurrë me pare. Financat duhen pasur me shume ne vëmendje ne mënyrë qe te mos ketë asnjë problem apo vështirësi.

Peshqit
Çështjet e zemrës nuk do shkojnë shume mire sot. Do konfliktoheni here pas here me partnerin dhe asnjeri nuk do pranoje te hapin rruge. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb