Dashi

Marsi në qiellin tuaj është i gatshëm të dëgjojë zërin e Hënës te Luani. Do të pranoni mundësinë e një pune të papritur dhe shumë të dëshiruar. Me Jupiterin kundra mund të vini në pikëpyetje disa zgjedhje. Vazhdoni përpara!

Demi

Hëna tek Luani do të ndezë midis jush dhe partnerit zjarr të sedrës dhe xhelozisë. Thojini po dialogut dhe arsyetimit për të zgjidhur problemet. Mos i mbroni miqtë edhe kur nuk kanë të drejtë. Jini më të ekuilibruar në justifikime.

Binjakët

Falë Hënës tek Luani dhe Mërkurit tek Ujori, do të nxiteni nga kureshtje të reja. Do të keni mundësinë të keni frymëzim për të shprehur idetë. Do t’u largoheni atyre që u japin më shumë rëndësi gjërave sipërfaqësore, duke zgjedhur pasurinë e karakterit.

Gaforrja

Me Plutonin kundra, nëse mbani inat ndaj dikujt apo diçkaje, do të jetë më e zgjuar dhe e frytshme të përballeni me problemet dhe t’i tejkaloni. Bëni një zgjedhje të saktë me personat me të cilët rrini, jo të gjithë ju ndihmojnë të vlerësoni cilësitë tuaja.

Luani

Për meritë të Marsit dhe Uranit që i buzëqeshin Hënës tek shenja e juaj, sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme, që do t’ju ndryshojnë jetën sentimentale dhe do të forcojnë lidhjet ekzistuese.

Virgjëresha

Kundërshtimi i Neptunit i bën disa vendime të vështira, por nuk mundet ta ndryshoni sipas dëshirës pozicionin e tij në qiell. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

Peshorja

Me Hënën tek Luani, nëse jeni beqar, dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos i lëni t’ju ikin!

Akrepi

Për shkak të Hënës tek Luani, ritmet e ditës do të bëhen të paqëndrueshëm. Do të jetoni momente kënaqësie, por edhe çaste pasigurie. Mos e shmangni afrimin e një personi që keni njohur së fundmi, mund t’ju bëjë kureshtarë më shumë se sa mendoni.

Shigjetari

Nëse jeni në kërkim të një pune, me Jupiterin që ju ndihmon, bëni gjithçka mundni për të goditur në shenjë. Do t’ia dilni padyshim! Jini më altruistë. Jepini prova të bujarisë suaj, duke ndihmuar ata që kanë më nevojë për ju.

Bricjapi

Për ta pasur të qetë jetën në çift, është e udhës që t’u përshtateni kërkesave të ndryshme të partnerit. Dorëzohuni përpara fakteve. Me Neptunin dashamirës, përkushtojuni një kauze të rëndësishme. Jini të gatshëm t’u jepni atyre që nuk kanë.

Ujori

Mërkuri dhe Venusi bëhen bashkë për të bërë që të kaloni kohën në shoqëri të mirë. Do të merrni më të mirën e asaj që ju rrethon. Nëse duhet të dilni të flisni para njerëzve, do të jeni shumë të favorizuar nga një shprehi e qartë dhe e saktë.

Peshqit

Për meritë të Neptunit në qiellin e juaj, do të dini si të dilni nga situatat e përditshmërisë falë një intuite të pagabueshme. Do t’ju propozojnë t’u përkushtoheni personave në nevojë apo të bëni bamirësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb