Dashi
Erdhi çasti të ulni kokën e të shihni punën tuaj! Në dashuri, është koha për t’u sqaruar: nëse ka çështje të pazgjidhura, përballuni me guxim. Shëndeti kërkon pak vëmendje: merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë. Dita ka potencial të mirë, por kërkon angazhim. Pika e dobët është neutraliteti, çelësi i suksesit; pendimi.
Demi
Një ngjarje e vogël e papritur mund t’i shkundë gjërat, por do të mund ta përballoni me qetësi. Në dashuri po kërkoni stabilitet dhe ëmbëlsi. Shëndeti është i mirë, por mos e lini pas dore pushimin. Fati ju buzëqesh, veçanërisht në çështjet financiare. Pika e dobët është impenjimi në punë, çelësi i suksesit; ndërgjegjësimi.
Binjakët
Sot do jetë një ditë me ulje-ngritje, veçanërisht në planin e punës. Mendja juaj do të jetë aktive, do bluani çdo gjë në kokë, por do të duhet të jeni të kujdesshëm që të mos shpërndaheni në shumë drejtime. Në dashuri mund të ndiheni pak të shqetësuar, ndoshta sepse dëshironi një ndryshim. Pika e dobët është lodhja fizike, çelësi i suksesit; shpirti i sakrificës.
Gaforrja
Mos kërkoni më shumë se kaq në dashuri. Nëse jeni në çift, prisni momente të shkëlqyera kimie, ndërsa nëse jeni beqarë mund të takoni dikë të veçantë. Puna nuk paraqet vështirësi të veçanta, por shmangni vendimet e nxituara. Shëndeti është i qëndrueshëm, por pak më shumë lëvizje nuk do të dëmtonte. Pika e dobët janë përkëdheljet, çelësi i suksesit; dëshira për ndryshim.
Luani
Ndani prerazi punën nga ndjenjat. Në punë, mund të merrni vlerësime të rëndësishme ose të bëni një përparim domethënës. Në dashuri, megjithatë, gjërat mund të jenë pak më komplekse: përpiquni të mos jeni shumë kërkues me partnerin/en dhe dëgjoni nevojat që parashtron. Pika e dobët është egoizmi, çelësi i suksesi; progresi.
Virgjëresha
Sot do u kushtoni shumë vëmendje detajeve. Në punë aftësitë tuaja organizative do vihen në provë, por do ia dilni. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për më shumë siguri: përpiquni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes ose partnerit/es. Pika e dobët është investimi, çelësi i suksesit; humori.
Peshorja
Po e teproni me tensionet në dashuri. Megjithatë, aftësitë tuaja ndërmjetësuese do të jenë çelësi për të kapërcyer çdo pengesë. Në punë është koha të tregoheni diplomatikë dhe të mos tërhiqeni në diskutime të panevojshme, shkurt, bosh! Pika e dobët është stresi, çelësi i suksesit; ndërveprimi.
Akrepi
Keni përmirësuar ndjeshëm empatinë. Në dashuri do të ndjeni nevojën për të përjetuar emocione të forta dhe për t’i qartësuar ndjenjat tuaja. Në punë vullneti do ju lejojë të kapërceni çdo pengesë, por kujdes që të mos tregoheni shumë impulsivë. Pika e dobët është ngarkesa në punë, çelësi i suksesit; durimi.
Shigjetari
Dinamikë dhe këmbëngulës në planet tuaja. Do të jeni plot energji dhe do të jeni gati për të përballuar sfida të reja. Në dashuri është koha të tregoheni më të hapur dhe të shprehni pa frikë ndjenjat. Shëndeti është i shkëlqyer, por përpiquni të mos e teproni me aktivitetin fizik. Pika e dobët ndrojtja, çelësi i suksesit; simpatia.
Bricjapi
Sot dukeni intensivisht të angazhuar me punë të reja. Mund të përballeni me sfida, por me vendosmërinë tuaj do t’i kapërceni shkëlqyeshëm. Në dashuri mund të ndiheni pak të shkëputur: përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë të dashurit tuaj dhe të mos lini pas dore nevojat e tij. Pika e dobët ekuilibri social, çelësi i suksesit; kursimet.
Ujori
Lajme të mira në punë. Do të jeni veçanërisht kreativë dhe plot ide novatore, por do të duhet të bëni kujdes që të mos shpërndaheni shumë. Në dashuri, ka një ajër rinovimi: mund të ndjeni nevojën të shkëputeni nga rutina dhe të jetoni përvoja të reja. Pika e dobët, paqëndrueshmëria në çift, çelësi i suksesit; të qenurit ujorë.
Peshqit
Është koha për ta shijuar lidhjen në çift. Mund të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht dhe keni nevojë për një përkrahje nga partneri/ja. Në punë, është koha të fokusoheni në projekte afatgjata dhe të shmangni shpërqendrimet. Pika e dobët, mosmoderimi i emocioneve, çelësi i suksesit; shpirti i aventurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb