Dashi 21 Mars – 20 Prill
Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Falë Hënës mike tek Virgjëresha, do të keni harmoni në marrëdhëniet në familje. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtohen pa fund duke luajtur me ata! Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

Binjakët 21 Maj – 21 Korrik
Për shkak të Neptunit armiqësor, është e rëndësishme të vlerësoni me qartësi gjendjen e juaj. Mund të ngelni të çuditur, por nuk është koha për zvarritur gjërat! Dashuroni dhe jetoni në mënyrë madhështore, por duhet të mos harroni se jeta ka edhe gjëra të vogla që duhen bërë.

Gaforrja 22 Korrik – 22 Qershor
Në dashuri lëreni mënjanë sedrën dhe lojërat e pushtetit. Ecni përpara, kush ju tërheq vëmendjen dhe ju intereson, do t’ju ndryshojë me butësi. Do të keni mosmarrëveshje me njerëz që nuk shkoni mirë: nuk keni ndërmend të duroni provokimet e tyre.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Mos i lejoni askujt që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Do të mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Me Hënën që përqafon Plutonin tek Bricjapi, do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë prakticiteti dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit të juaj, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Kujdes nga çështjet që kanë të bëjnë më financat, sepse mund të shkaktohen vonesa dhe pengesa në pagesa. Më mirë të merreni vetë më këto gjëra. Shqetësimi në fushën e dashurisë, për shkak të Venusit kundra, mund të bëj që të merrni vendime gjaknxehta.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vëni në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Mos u gënjeni nga shkëlqimi një momenti pasioni që bën që t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Pozicioni i Hënës me Saturnin në shenjën e juaj, keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Plutoni ndodhet në shenjën e juaj dhe krijon një mirëkuptim me Hënën tek Virgjëresha, që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do te vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni i sigurt nëse bëjnë për ju…

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Falë Jupiterit mik, do të dini të menaxhoni një çështje të ndërlikuar në punë. Do të dilni fitimtarë si edhe me një mundësi të mirë për të ardhmen. Dëshira juaj për ëmbëlsi dhe dialog do të kuptohet menjëherë nga partneri.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb