Dashi
Të gjithë kanë frikë nga ndryshimet, por nuk duhet të lejoni që frika t’ju mposhtë. Qetësia do vijë me kalimin e kohës, përqendrohuni dhe do zhbllokoheni emocionalisht dhe do jeni gati për t’ia rinisur. Mos bëni të paditurin, mendoni pozitivisht.
Demi
Nuk keni asnjë justifikim këto kohë për të mos u impenjuar dhe reflektuar për çështjet profesionale, është një impenjim që do ju ndryshojë rrënjësisht jetën tuaj. Duhet të përfitoni, pasi është rasti juaj për t’u ngritur lart, në të kundërt do rrezikoni dhe vendin e punës.
Binjakët
Pasiguritë tuaja nuk kanë pse të ndikojnë në çdo sektor të jetës, përndryshe do përfundoni duke përkeqësuar gjithçka. Reflektoni dhe mendoni vetëm për vete. Do keni mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe kjo ka rendësi për ju. Gjërat e tjera lërjani kohës.
Gaforrja
Dashuria është një ndjenjë e mrekullueshme, e keni para sysh dhe nuk doni ta shihni. Sot do mësoni se çdo të thotë dashuri e sinqertë dhe pakushte. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq, vetëm nëse e lini pas dore këtë ditë, për të vazhduar projekte të vjetra.
Luani
Dikush i afërt me ju do ju kërkojë një favor, edhe pse bëhet fjalë për dikë që e keni shumë për zemër nuk do mund ta ndihmoni dot. Kjo situatë nuk ka pse t’ju vërë në siklet, pasi jo gjithmonë duhet të tregoheni disponibël ndaj të tjerëve.
Virgjëresha
Mbase keni shumë çështje të pazgjidhura, për t’ju përkushtuar siç duhet partnerit. Ju këshilloj të gjeni një rrugë të mesme. Në të kundërt do ngeleni vetëm, partneri është një shtysë e madhe në karrierën tuaj. Mos e humbni!
Peshorja
Mbase ka gjëra në jetë më të vështira sesa kaq, por situata aktuale ju ka bërë të plogësht dhe ta mendoni veten si në buzë të greminës. Ju këshilloj të punoni fort, pa pritur që dikush tjetër të vijë të punojë në vendin tuaj. Qetësohuni dhe ushqeheni vetën se gjithçka do zgjidhet.
Akrepi
Dita do të nisë më së miri, se si do përfundojë pjesa tjetër, varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve t’jua gjejnë të tjerët, çdo gjë varet nga ju dhe nga njerëzit rrotull jush. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.
Shigjetari
Fati këtë radhë do t’ju ndihmojë. Pranoni çdo mundësi që do t’ju vijë pa e menduar gjatë, pasi diçka e madhe po vjen për ju. Keni qenë tepër pesimistë kohët e fundit. Siç e shihni, mundësitë e arta vijnë atëherë kur nuk i pret.
Bricjapi
Partneri juaj nuk e kupton gjendjen tuaj shpirtërore, mbase sepse nuk keni qenë shumë të qartë, ose nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të folur me të. Përpiquni të shpreheni saktë, pasi vetëm kështu do arrini të komunikoni, duke filluar nga sot, sqaroni gjithçka.
Ujori
Jeni shumë të turbullt për të marrë vendime sot, prandaj të tjerët ju shohin me dyshim, sikur ta dinë gjendjen tuaj aktuale emocionale. Prandaj është e rëndësishme të reflektoni, por pa rënë në sy të të tjerëve.
Peshqit
Keni para alternativa me zgjidhjeje që duhet t’i merrni në konsideratë, por krenaria nuk ju lë që të vazhdoni para. Duhet të hapeni me njerëzit që keni pranë dhe jo me ata, të cilët ju doni t’i keni pranë, pasi bota nuk rrotullohet rreth jush. Mësohuni me idenë që shumë gjëra varen nga fati.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb