Dashi
Me Venusin që ju mbështet, shfrytëzojeni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.

Demi
Nëse keni programuar një udhëtim, do ta menaxhoni më mirë lodhjen dhe përshtatjen ndaj ritmeve më të mëdha të punës, falë Jupiterit mik i Peshores. Kridhuni në ndonjë aventurë të bukur, zbuloni një horizont të ri dhe jetojeni me gjithë shpirt.

Binjakët
Disa kërkesa për pushtet në çift nuk funksionojnë. Hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur, do ta kuptoni se e keni pasur gabim.

Gaforrja
Me ndikimin e Saturnit mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensione, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.

Luani
Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë ta përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që edhe të mendoheshit pak për veprimet që ndërmerrni.

Virgjëresha
Partneri më në fund do të jetë në lartësinë e duhur që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocional, do të jeni më pak bujar dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.

Peshorja
Nëse në jetën e në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim! Jupiteri në qiellin tuaj i kundërvihet Hënës. Humori jo i mirë do të pengojë bashkëpunimin me një koleg.

Akrepi
Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Shigjetari
Me Mërkurin kundër jush, mos flisni shumë në ambientin e punës. Mos krijoni konfidenca. Mundohuni të mos tregoni sesi ndiheni. Mos u ndruani dhe thoni ato që ju thotë zemra, edhe pse keni frikë se personi i dashur përkrah jush mund të mos ju kuptojë.

Bricjapi
Me një Hënë të bukur që ju mbështet, do të mposhtni çdo mendim shkatërrimtar, do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët që keni. Në fillim kush ju intereson do t’i përgjigjet ftesës me droje, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.

Ujori
Edhe pse dini të manovroni më së miri duke u mbështetur në vetvete, mos e refuzoni ndihmën që do të bjerë nga qielli falë një miku. Do të kërkoni dhe do të gjeni, me Venusin dhe Mërkurin në harmoni, mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e dashur.

Peshqit
Hëna në shenjën tuaj është shënjestruar nga shumë anë dhe për rrjedhojë h do të ketë luhatje humori. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb