Dashi
Një fundjavë shumë dinamike dhe me humor shumë të mirë ju pret. Nëse doni të bëni disa blerje kohët e fundit, sot është dita më e mirë, sepse jeni të lirë për të vendosur dhe përzgjedhur. Merrni edhe këshilla të familjarëve dhe miqve tuaj më të mirë. Bëni lëvizjet e duhura.
Demi
Hëna ka një ndikim shumë të heshtur në shenjën tuaj sot. Një të telefonatë e këndshme do bëhet shkak që humori i ditës të ndryshojë shumë. Ndajeni me partnerin këtë temë dhe dëgjoni me vëmendje çdo ju këshillojë. Në orët e pasdites gjithçka do t’i kthehet normalitetit.
Binjakët
Dita do të nisë më një debat mes jush dhe partnerit, që nuk do të jetë shumë i lehtë për t’u mbyllur. Veç komunikimit, do kuptoni edhe se sa e fortë është lidhja juaj. Mundohuni të mos keni njerëz të tjerë rrotull dhe gjithçka zgjidheni mes jush. Ruani qetësinë!
Gaforrja
Njohuritë tuaja si drejtuese e zonja do bien shumë në sy në një takim të rëndësishëm sot. Propozimi i sotëm do të jetë pikërisht ai që keni pritur prej kohësh. Mendoni dhe vendosni me qetësi, duke përdorur komunikimin e duhur. Ditë me fat ju presin.
Luani
Bashkimi i Uranit dhe Mërkurit në shenjën tuaj do t’jua bëjë ditën jo shumë aktive sot. Më shumë do të jeni të orientuar nga veprimet se nga ndjenjat. Një lajm shumë i mirë do të vijë për ata Luanë që janë në kërkim të një pune, sepse ofertat do jenë njëra pas tjetrës.
Virgjëresha
Disa surpriza jo fort të këndshme do merrni nga financat tuaja sot, sepse do bëni një llogari të shpenzimeve që janë disi të tejkaluara. Përpiquni t’i zgjidhni sa më parë, sepse në ditët në vazhdim do të keni vërtetë nevojë për të ardhura. Mënoni me kujdes të menaxhoni.
Peshorja
Fusha profesionale ju merr shumë nga koha juaj. Kjo, edhe për arsye se ju jeni tepër të dhënë pas rregullit në punë dhe nuk e kuptoni si ju ikën koha. Gjeni mundësinë të shkëputeni dhe të merreni edhe me çështje të tjera, sepse jeni shumë të distancuar. Miqtë dhe partneri e ndjejnë shumë këtë distancë.
Akrepi
Puna është kryefjala e ditës së sotme, edhe pse ju duhet të pushonit. Ndjenja e detyrës ju thërret gjatë gjithë kohës. Sot kishit plane të tjera, por që në orët e para të mëngjesit u ndryshuan. Kërkojini ndjesë partnerit në kohë.
Shigjetari
Me Mërkurin në shenjën tuaj sot të jetë dita e ideve të madha. Në një takim rastësor do mund ta prezantoni më së miri veten dhe të krijoni kontakte që do t’ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu, në planet e fundjavës është edhe 1 një darkë mes miqsh dhe familjarësh. Argëtimin e keni të garantuar.
Bricjapi
Gjendja emocionale sot nuk është shumë e mirë për ju Bricjap. Një kujtim nga e kaluara do t’ju bëjë të përloteni dhe të mbylleni në vetvete. Këshilla më e mirë është që të përpiqeni të gjeni një rrugë për t’u shkëputur nga këto kujtime, sepse nuk ju bën mirë t’u riktheheni herë pas here. Gjeni forcë te vetja.
Ujori
Do ta gjeni veten ditën e sotme mes një grupi miqsh shumë të mirë dhe kjo është ideale për të filluar fundjavën. Lajme shumë të mira do merrni përsa i përket punës dhe financave tuaja. Kishit shumë kohë që i prisnit këto lajme. Merrni më të mirën!
Peshqit
Dëshira juaj më e madhe është të rigjeni komunikimin me një mik shumë të dashur për ju. Nga një debat jo shumë i rëndësishëm, ju keni kaluar disa kohë pa komunikuar dhe mirë është që hapin e parë ta hidhni ju. Kur miqtë janë vërtetë të rëndësishëm, asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar falje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb