DASHI
Planeti i Marsit do të jetë mjaft miqësor me ju gjatë ditës së sotme. E ku ka më mirë se ta kalosh
ditën e diel duke u relaksuar me njerëzit tuaj të zemrës! Për çiftet gjithashtu do të jetë një e diel shumë e qetë dhe romantike.

DEMI
Duhet të tregoheni sa më të durueshëm, pasi Marsi dhe Hëna do të jenë agresive ndaj shenjës suaj. Mund të bëheni pjesë e debateve familjare, gjatë së cilave, nëse nuk ruani tone të qeta situata do të agravohet.

BINJAKET
Detyrat dhe kënaqësitë nuk do të kenë balanca të mira, pasi do të ketë ndërthurje të përkushtimit në punë dhe një dëshirë për të planifikuar një udhëtim. Bëhuni të kujdesshëm në zgjedhjen e gjërave.

GAFORRJA
Asgjë nuk i shpëton intuitës suaj. Kjo veti e juaja do t’ju bëjë që të jeni një hap përpara ndodhive të
paparashikuara. Një dëshirë për të bërë blerje të vlefshme do t’ju pushtojë sot.

LUANI
Do jeni më të organizuar sot ju qëjeni në një lidhje dhe gjërat do ju ecin më së miri me partnerin. Do
ndiheni gati të hidhni edhe hapa të rëndësishëm me të. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe gjërat kanë për t’ju ecur më së miri.

VIRGJERESHA
Keni kohë që keni rënë në një gjendje qetësie, nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Rutina është arsyeja kryesore e gjendjes suaj. Dilni, argëtohuni me miq, jepini vetes kënaqësinë e të bërit edhe aventura kalimtare, por kujdes, asgjë më shumë se aq.

PESHORJA
Ditët tuaja do jenë më të mira. Merrini parasysh këshillat që do ju japin njerëzit që ju rrethojnë; e vetmja gjë që duhet të bëni është të dëgjoni. Mos shkaktoni konflikt duke nxjerrë zërin mbi të tjerët. Mësohuni me idenë që rregullat duhen zbatuar.

AKREPI
Sot duhet të jetë një moment i shkëlqyer për të qenë krijues. Çdo gjë që bëni do funksionojë
në favorin tuaj. Mund të jeni duke planifikuar një festë në darkë ose duke u argëtuar. Sa më krijues
të jeni, aq më të përmbushur do ndiheni.

SHIGJETARI
Ka rrezik që dita e sotme të jetë e vështirë për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’ju
ecur ashtu si keni menduar dhe mosmarrëveshjet do jenë të njëpasnjëshme.

BRICJAPI
Dita e sotme do të nisë me ritmin e duhur, edhe pse ju jeni të ndrydhur për shkak të situatave që keni kaluar disa ditë më parë. Njerëzit pranë jush do ju këshillojnë të jeni më të zellshëm dhe më guximtarë, por ju do të vazhdoni ritmin tuaj.

UJORI
Udhëtimet e shpeshta ju japin mundësinë edhe për njohje të reja. Mos u tregoni të ftohtë me njerëzit. Jepuni mundësinë për t’u njohur më shumë, pasi edhe mësoni gjëra të reja. Keni për të ndarë mjaft eksperienca.

PESHQIT
Nëse kërkoni më tepër liri dhe pavarësi në jetën tuaj në çift, duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar. Po gabuat, mund të keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Përmirësimin e financave do ta vini re në ditët në vazhdim. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb