Dashi
Një Hënë dembele sot nuk ju ndihmon aspak. Keni ndjesinë sikur jeni në një zonë të izoluar dhe çdo gjë ndodh larg. Nuk arrini të merrni një pozicion mbi asgjë pasi ju duket sikur duhet të keni kujdes nga ndonjë kurth apo grackë.
Demi
Realizimi i ëndrrave tuaja mund të bëhet i thjeshtë, sot që Hëna në harmoni me Neptunin dhe Plutonin ju përkrah me intuita të mira dhe mbështetje të fortë. Dëshira për të dashuruar ju shtyn të kërkoni një bashkëpunim të madh me partnerin.
Binjakët
Të hutuar dhe të çorientuar do humbisni gjallërinë e zakonshme dhe do nervozoheni për çdo problem të vogël që ju paraqitet, në shtëpi apo jashtë. Nëse partneri ju shfaqet pak i menduar, përpiquni mos ta shqetësoni dhe t’i jepni kohë të reflektojë.
Gaforrja
Ditë e shkëlqyer ku duket se do mbizotërojë humori i mirë, megjithëse me personat me humor të rëndë si puna juaj, nuk kuptohet asnjëherë se si do përfundojë! Çifti Hëna-Neptun ju dhuron intuitë të shkëlqyer të cilën duhet të dini t’i jepni rëndësinë e duhur.
Luani
Mungesa e rasteve që lakmoni ju bën të ndjeheni shumë të shqetësuar. Më mirë rrini dhe shikoni dhe lini të tjerët të marrin vendimet e rëndësishme. Çështjet e biznesit kërkojnë vëmendje të jashtëzakonshme, mos u merrni me gjëra sipërfaqësore.
Virgjëresha
Nëse keni një problem për ta zgjidhur me partnerin, është mirë që ta përballoni me gjakftohtësi dhe pak sens humori. E qeshura të ndihmon! Ndonjë tension i lehtë në nivelin emocional nuk do jetë i mjaftueshëm për ta bërë ditën më pak produktive.
Peshorja
Një koleg në punë mund t’ju ndihmojë të kuptoni dhe të zgjidhni disa çështje që ju shqetësojnë në ambientin familjar. Duke përdorur diplomacinë dhe afatin kohor, do mbyllni një çështje në favorin tuaj.
Akrepi
Ditë e shkëlqyer me të gjithë yjet në favor që përforcojnë emocionet. Pak fjalë por shumë dashuri, sot do ndjeheni të plotësuar në atë që kërkoni! Aktivitete krijuese në nivelet më të mira: muzika, piktura ose fotografia janë metodat më të mira për të shprehur gjendjen tuaj.
Shigjetari
Bëni një hap jashtë problemeve dhe mbani telashet në distancë. Ajo që ju shqetëson nuk ju tremb më nëse bëni konfrontimin e duhur. Nervozizmi dhe paqartësitë që keni do ndikojnë shumë në humorin e sotëm.
Bricjapi
Do jeni të kënaqur nga rezultatet e arritura në fushën profesionale. Efikasiteti juaj do vlerësohet edhe nga ata që nuk prisni. Miq bujarë dhe të besueshëm do ju udhëheqin duke ju dhënë këshillat e duhura.
Ujori
Të shtyrë nga kurioziteti, do lëvizni që të jeni të pranishëm në çdo situatë, megjithatë përpiquni të shmangni pyetjet e tepërta. Momente nostalgjie por do e merrni veten shumë shpejt: diçka do ndryshojë, intuita juaj nuk gabon!
Peshqit
Në çift me Neptunin, Hëna në shenjën tuaj është një ndihmëse e shkëlqyer. Humori i mirë, ndjeshmëria dhe shpirti i aventurës do pasurojnë raportin në çift. Ndiqni frymëzimin artistik. Puna juaj krijuese është e dallueshme edhe në gjërat më të zakonshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb