Dashi
Në punë çdo gjë do të shkojë mirë dhe do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja. Do të ndërmerrni një hap vendimtar për të zgjidhur një problem. Do të merrni një ndihmë të vazhdueshme, si shpirtërore ashtu edhe ekonomike nga personat që ju duan të mirën.
Demi
Hëna është në harmoni me Marsin, Merkurin, Uranin dhe Jupiterin. Priten surpriza të këndshme në punë. Ata që deri dje ju kundërshtonin, nga sot do t’ju mbështesin. Në dashuri mos u frikësoni nga përballjet sfiduese, nga disa probleme të brendshme do të dilni fitimtar.

Binjakët
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla, duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur, kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.

Gaforrja
Do të keni ngadalësim të aktiviteteve që i keni për zemër, për shkak të problemeve dhe pengesave të bezdisshme. Mos u dekurajoni, do kalojë shpejt. Marsi vazhdon të jetë armiqësor ndaj jush. Kujdesuni për shëndetin!

Luani
Mërkuri dhe Venusi në anë tuaj do t’ju ndihmojnë, duke garantuar rezultate shumë premtuese në punë dhe përvoja të bukura në jetën private. Nëse nuk jeni në një lidhje dashurie, përgatituni për takime intriguese. Planeti i dashurisë po thur plane për ju.

Virgjëresha
Të jetosh jetën në mënyrë konkrete nuk do të thotë të mos keni ëndrra në sirtar, për t’i nxjerrë pikërisht në momentin e duhur. Mos i merrni shumë seriozisht disa fjalë që ju janë thënë në një moment acarimi. Jini më lartë se kaq.

Peshorja
Keni pak lodhje, ndaj të cilës duhet t’i kundërpërgjigjeni me ushqimin e duhur, të pasur me energji dhe të shëndetshëm, si mjalti dhe çokollata. Do të rigjeni entuziazmin e humbur, duke menduar për një detyrë të rëndësishme, që me shumë mundësi do t’ju besohet juve.

Akrepi
Mundësi për zhvendosje të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’i japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Shigjetari
Forca e vullnetit për të luftuar kundër “mullinjve të erës” është drejt fundit, prandaj më mirë të ndaleni dhe të shikoni se çfarë bëhet përreth. Nga njëra anë ndiheni të përjashtuar e kështu doni të çliroheni, nga an tjetër keni dëshirë t’i mbathni me të katra.

Bricjapi
Jupiteri vazhdon t’ju mbështesë, duke ju sjellë entuziazëm dhe duke favorizuar perspektiva pozitive. Do të përjetoni momente emocionuese me partnerin tuaj. Është mirë t’u jepni rëndësi anëve praktike të jetës së përditshme dhe rezultateve konkrete.

Ujori
Planetët këshillojnë shumë vetëpërmbajtjeje, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni tek disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë i arsyeshëm.

Peshqit
Grindjet dhe sherret mund të jenë gjëra që priten, por ju me urtësi do t’i mënjanoni shoqërimet me persona që ju shkaktojnë tensione dhe stres. Përfitoni nga përvoja për të mos bërë të njëjtat gabime si në të kaluarën, për t’iu hapur mundësive të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: