Dashi
Mërkuri që sot do të kalojë tek orbita e shkëlqyer e Ujorit. Qëllime të mira ju mundësojnë të shprehni më së miri ide që do të jenë fituese. Me Jupiterin kundra Peshores, mund të dalin probleme të fshehura, të mbajtura deri më tani nën kontroll.
Demi
Mendojeni mirë përpara se të kryeni një veprimtari ekonomi me miqtë, sepse rrezikoni të dëmtoni lidhjen që ju bashkon në mënyrë të riparueshme! Me një Hënë të bukur te Gaforrja, vlerësoni kontaktet me persona me të cilët keni të përbashkëta në fushën e kulturës.
Binjakët
Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Falë Venusit mik tek Dashi, mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore.
Gaforrja
Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift, duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
Luani
Mirëpriteni krahëhapur forcën pozitive të Uranit, që ju ndihmon të rinoheni dhe ta bëni jetën tuaj gjithmonë e më interesante dhe me më shumë avantazhe. Me Mërkurin kundra, do të jetë mirë të kufizoni lëvizjet dhe të gjeni zgjidhje efikase për t’u qetësuar.
Virgjëresha
Mundohuni të shmangni mendimet e trishta që ndonjëherë ju vijnë në kokë. Heshtja do t’ju ndihmë me siguri të rivendosni ekuilibrin e brendshëm. Saturni ju do më pak të shëndoshë, kështu që shmangni ushqimet e yndyrshme.
Peshorja
Me Uranin kundra, duhet të jeni të kujdesshëm në gjërat që bëni për të shmangur aksidentet e vogla, për shkak të pakujdesisë. Vazhdoni të praktikoni sportet edhe pse bën ftohtë, janë diçka e mirë për shëndetin e juaj.
Akrepi
Në dashuri, falë Hënës ogurmirë, parapëlqeni qëndrueshmërinë se sa një aventurë të çastit, që do t’ju çonte ndoshta larg qetësisë. Do të keni një rizgjim të ndjenjave dhe pasioneve, që deri më tani i keni mbajtur të fshehta. E keni rrugën e lirë!
Shigjetari
Saturni që qëndron në qiellin tuaj, ju fton ndoshta të ulni ritmet e punës, por me siguri duke bërë që të keni më shumë kënaqësi dhe mundësi të pazbuluara deri më tani. Me bashkëpunim të Venusit, sharmi i juaj do të jetë një përbërës i rëndësishëm i suksesit që do të keni në punë.
Bricjapi
Prania e Hënës tek Gaforrja mund t’ju vërë në rrezik qetësinë që mezi e keni arritur. Doni të hiqni nga shpatullat barrën e përgjegjësisë që nuk ju takon, por nuk do t’ia dilni aq thjeshtë.
Ujori
Do të keni një përballje interesante me një familjar të ri, që do t’ju bëjë të rishikoni pozicionin tuaj përpara vendimeve të marra së fundmi. Do të provoni të gjeni zgjidhjen e një problemi që po ju mundon prej kohësh dhe më në fund t’ia dilni.
Peshqit
Nëse dita do të jetë e këndshme, duhet të falënderoni Hënën tek shenja mike e Gaforres. Në punë do të vlerësoheni siç e meritoni. Nëse do të vazhdoni të ecni me këmbë në tokë, do të shikoni se realiteti do të marrë një tjetër pamje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb