Dashi 21 Mars – 20 Prill
Me Uranin te shenja juaj që grindet me Hënën te shenja e Bricjapit, do të ishte mirë të mos dilnit në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten – nëse e dini – se si do të reagonte partneri. Mos u përzieni në gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Me planetin e dashurisë te Dashi mik, do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Falë Venusit që vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Hëna i buzëqesh Neptunit dhe ka zënka me Plutonin, Uranin dhe Jupiterin. Mirëkuptimi i personave që ju qëndrojnë në krah do ta ketë të vështirë ta çajë nervozizmin tuaj. Do të jetë e vështirë të ruani qetësinë ndaj atyre që vazhdojnë të bëjnë po të njëjtat propozime shumë e shumë herë.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Një epror do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë tuaj! Me Venusin ogurmirë te Dashi, favorizohen në veçanti të gjitha veprimtaritë artistike dhe krijuese.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Një realizëm i mirëfilltë dhe një sens praktik do të jenë zgjedhja e duhur për të luftuar rastësitë jo të favorshme që do t’ju dalin për t’i përballuar. Me Saturnin kundër, do të keni prirje t’i gjykoni të tjerët edhe për gjëra të kota: përpiquni të jeni më realistë.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Jini elastik dhe të gatshëm të vetëkorrigjoheni nëse e kuptoni se pengesat drejt realizimit të një objektivi janë më të mëdha sesa ato që mendonit. Gatishmëria juaj ndaj të tjerëve do t’ju shpërblehet në forma të ndryshme dhuratash.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Kujdes nga sedra, që rrezikon të çojë në krizë edhe çiftet me lidhje të qëndrueshme që kanë kaluar vështirësi duke qëndruar dorë për dore. Mos u dëshpëroni më shumë sesa duhet. Dashuria e vërtetë, kur të vijë do t’ju shfaqet me qartësi.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Një familjar kërkon të ndikojë për mirë te zgjedhjet tuaja. Dëgjojeni atë që ka për të thënë pastaj vendosni vetë si të veproni. Mund t’ju lindë një dashuri për një person të panjohur ose ndryshe nga të zakonshmit.
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Një krizë xhelozie do të krijohet nga Plutoni te shenja juaj që i kundërvihet Hënës te Gaforrja. Në vend që të grindeni, diskutoni paraprakisht duke ngrënë një darkë. Në fund të fundit, partneri ju mbështet për gjërat që keni më për zemër: duhet t’i jeni mirënjohës.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Nëse doni të bëni një jetë më të qetë, largojuni shoqërive sipërfaqësore që ju ndodh të frekuentoni dhe përqendrohuni te cilësia e miqësive. Me Uranin mik, do të keni ide të shkëlqyera për të punuar me shpirtin e ripërtëritjes ose mbi projekte nismëtare.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Një koleg do t’ju mundojë së tepërmi. Do të donit me të vërtetë ta kishit shmangur, por është një situatë nga e cila nuk mund të dilni, prandaj organizohuni. Neptuni i buzëqesh Hënës, një radhitje planetare që të bën të mendosh për ogure të një intuite të shkëlqyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb