Dashi
Urani do të bëhet nxitës i ndryshimeve pozitive, edhe për shkak pozicionimit që krijon me Diellin tek Urani. Do t’u kushtoni shumë energji miqësive. Do të fitoni pikë në sy të familjarëve me propozimet origjinale dhe të papritura.
Demi
Falë ndikimit ogurmirë të Neptunit, nuk të humbni vëmendjen nga interesat e juaja për të vrapuar pas angazhimeve të përditshme dhe çështjeve praktike. Keni nevojë për lëvizje, për ajër të freskët dhe të pastër për t’u mbushur me frymë. Organizoni një udhëtim në një zonë me dëborë.
Binjakët
Hëna tek Luani rrit optimizmin dhe aftësinë komunikuese. Vërtet do të jeni pak egocentrikë, por edhe të shkëlqyer dhe interesant si kurrë më parë! E dini fatin tuaj, por do të arrini edhe të përfitoni nga rasti për të mësuar nga persona vërtet të veçantë.
Gaforrja
Plutoni, armiqësor nga Bricjapi, do t’ju kujtojë se duhet të ndërtoni marrëdhënie të karakterizuara nga ekuilibri i duhur midis rastësisë dhe vetëkontrollit. Vazhdoni të hani në mënyrë të shëndetshme, duke zgjedhur ushqime të cilësisë së mirë.
Luani
Hëna është në harmoni me Venusin, që është mik te Dashi. Gjallëri dhe komunikim janë fjalët çelës: sot tërhiqni vëmendjen në ço mjedis. Është e rëndësishme t’u thoni të tjerëve atë që mendoni, por është gjithashtu e vërtet se në disa raste nuk është e rëndësishme të thuash gjithçka.
Virgjëresha
Me Saturnin kundra, do të keni nevojë për t’u ndalur dhe për të pyetur veten në lidhje me zhvillimet që po ndodhin brenda familjes. Mos lejoni që një problem i mërzitshëm të vazhdojë t’ju shqetësojë. Provoni me vendosmëri të gjeni zgjidhje.
Peshorja
Nuk mund t’i mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni njëherë e për gjithmonë për ta lënë pas.
Me Hënën që buzëqesh, do të jeni të disponueshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.
Akrepi
Për shkak të Mërkurit dhe Hënës armiqësore, largohuni nga kush mund të bëjë që të humbni vazhdimisht përqendrimin dhe kohën e çmuar. Do të gjeni tek një koleg i besuar forcën për të çuar në fund një projekt që e keni për zemër.
Shigjetari
Do të menaxhoni çdo detyrë, duke zgjidhur edhe çështjet më të mërzitshme. Gjallëria e juaj do t’ju ndihmojë të nisni një plan ekonomik shumë fitimprurës. Mos e kërkoni në vend tjetër atë që mund ta gjeni ende te partneri juaj. Angazhohuni për një bashkëbisedim të hollësishëm.
Bricjapi
Me Plutonin në qiellin tuaj dhe pozicionimin e Venusin, ndoshta dikush ju do, por nuk e ka guximin t’jua thotë. Shikoni përreth. Një person që deri dje konsiderohej i paarritshëm, mund të jetë papritmas shumë afër jush.
Ujori
Për faj të Mërkurit që i kundërvihet Hënës tek Luani, do të ecni përpara me hapa të ngadaltë dhe do të keni disa vështirësi për t’u dhënë jetë ideve të reja. Venusi mik do t’ju lehtësojë, duke ju lëvizur kontaktet dhe duke ju rregulluar mundësi të mira për të rënë në sy.
Peshqit
Me Saturnin kundër, forca e vullnetit tuaj do të vihet në provë. Kujtohuni për aftësitë që keni për të zbutur fërkime të mundshme. Thuajini ‘jo’ arrogancës. Qëndroni sa më afër të mundeni një personi që ka nevojë për shumë vëmendje dhe mbështetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb