Dashi
Do ndiheni mjaft mirë sot në krahët e njeri tjetrit dhe do jeni gati edhe për te marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan. Mundësitë për të filluar lidhje do jenë të mira kështu që duhet t’i shfrytëzoni. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse përndryshe do keni vështirësi. Duhet menduar edhe për më vonë

Demi
Juve që jeni në një lidhje nuk do jeni shumë diplomatë sot dhe mund të thoni gjëra të cilat mund të lëndojnë partnerin. Mendohuni disa herë para se të flisni për të shmangur këto situata. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë dhe sa më shpejt ndjenjat që kanë për dikë sepse në të kundërt dikush tjetër do ta bëjë. Në planin financiar më në fund do i rregulloni të gjitha problemet.

Binjakët
Ka rrezik që monotonia ta pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Mezi do e shtyni ditën dhe pjesën më të madhe të kohës do mbylleni në vetvete. Beqarët nuk duhet të kërkojnë persona pa asnjë të metë sepse të tillë nuk ekzistojnë në asnjë vend. Me shpenzimet do jeni të matur dhe do arrini ta mbani gjithë kohës situatën të stabilizuar.

Gaforrja
Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni atë që ndieni në çdo moment dhe keni për t’u ndier mirë. Në mesditë partneri mund t’iu bëjë edhe një surprizë. Beqarët nuk do jenë ende gati të fillojnë një lidhje dhe do refuzojnë çdo ftesë që do ju bëhet. Në planin financiar di jeni më shumë fat. Përfitoni nga kjo për të bërë çdo shpenzim të menduar.

Luani
Ka rrezik të keni shume dëshirë për aventura të reja sot ju të dashuruarit dhe mund ta tradhëtoni atë që keni në krah. Beqarët do kenë shumë gjëra në mendje dhe nuk do arrijnë dot të marrin vendime. Mund të humbasin disa mundësi të shkëlqyera. Me shpenzimet tregohuni paksa më të arsyeshëm dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësime shumë shpejt.

Virgjëresha
Sot do ndani çdo gjë me atë që keni në krah dhe për fat të mirë kjo do ju afrojë akoma më shumë me njeri-tjetrin. Vazhdoni në këtë rrugë. Beqarët nuk duhet të tregohen paragjykues ndaj disa personave sepse shumë shpejt do bien në dashuri me dikë prej tyre. Për financat do jetë ditë e vështirë. Nuk mund të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme

Peshorja
Do i merrni gjërat si t’iu vijnë sot ju të dashuruarit dhe në fakt kjo do jetë gjëja më e mirë. Do jeni më të dashur dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël që do i pëlqejë tej mase partnerit. Beqarët do bëjnë të pamundurën për ta gjetur dashurinë, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj.

Akrepi
Jeta juaj në çift do varet tërësisht prej sjelljes tuaj. Po bëtë gabime dhe po nuk u treguat të dashur me partnerin, keni për të pasur edhe debate. Ata që janë vetëm nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre edhe pse mund të bëjnë sakrifica të mëdha. Buxheti do jete i mirë dhe mund të kryeni të gjitha investimet që keni menduar. Ato do sjellin goxha të ardhura më vonë.

Shigjetari
Ditë me re do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do mungojnë debatet edhe për gjëra të kota. Kokëfortësia dhe mungesa e tolerancës janë defekte të të dyve. Beqarët duhet t’i rezistojnë tundimit sot sepse ata persona qe duken interesantë në pamje janë intrigues dhe aspak të sinqertë. Buxhetin do e riorganizoni dhe situata do fillojë të përmirësohet.

Bricjapi
Ditë shumë e trazuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do mendoheni mirë para se të flisni dhe kjo do e acarojë shumë atë që keni ne krah. Beqarët do jenë plot impenjime dhe nuk do gjejnë kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Buxhetin duhet të vazhdoni ta keni në vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me pasoja tejet të rënda.

Ujori
Planetët do ju përkëdhelin gjatë gjithë ditës së sotme juve që jeni në një lidhje. Çdo moment do jetë i veçante dhe nuk doni që dita të ketë një fund. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë gjatë një dreke me disa persona të profesionit të tyre. Në planin financiar do ndihmoheni nga familjarët dhe do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme. Vetë nuk do ja dilnit dot.

Peshqit
Të nxitur nga Plutoni do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka tjetër do e kaloni në plan të dytë. Beqarët do ndihen më të lirë se asnjëherë më parë për të bërë atë që do mendojnë më të logjikshme. Jeta e tyre ka për të qënë fantastike dhe fiks ashtu si e kanë ëndërruar. Buxheti do jetë i kënaqshëm prandaj mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: