DASHI
Fati do ju buzëqeshë në çdo moment sot juve që jeni në një lidhje. Do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur dhe do jeni më të qetë. Buxheti fatmirësisht do jetë më i qëndrueshëm se disa kohë më parë. Do i bëni mirë llogaritë, do kryeni edhe shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe para mënjane.

DEMI

Sot përkushtojuni totalisht punëve të shtëpisë, përpiquni të jeni sa më optimistë edhe pse janë shumë punë për tu bërë. Zgjidhja më e mirë është ti ndani punët me prestarët e tjerë të familjes, të cilët do të jenë të gjithë të gatshëm për tju ndihmuar. Përfitoni nga situata për të përfunduar gjithçka sa më shpejt.

BINJAKËT
Do jeni shumë konfuzë sot ju të dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Nuk duhet kurrsesi të merrni vendime të nxituara. Financat duhet mbajtur nën kujdes gjatë gjithë kohës. Çdo shpenzim duhet ta kryeni me kujdes e maturi që të mos keni probleme e vështirësi më pas

GAFORRJA
Nëse nuk po arrini të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj, mos u shqëtesoni nuk është ky momenti i duhur. Jeni njeri shumë i përgjegjshëm për veprimet që bëni dhe do të dini të reagoni dhe në këtë situatë. Nuk keni pse të dilni nga vetje juaj për tju plotësuar dëshirat të tjerëve. Përpiquni të përshtateni sado pak, vetëm për të mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët.

LUANI
Do përjetoni ndjesi të forta sot juve që jeni në një lidhje dhe do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Partneri do përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Për financat do jetë ditë katastrofike. Mos bëni edhe më shumë çmënduri sepse do keni probleme afatgjata.

VIRGJËRESHA
Sot duhet ti hapni zemërn partnerit tuaj. Por kjo është një rregull i vendosur nga ju, dhe nuk do arrini dot ta ndryshoni jo vetëm sot por asnjëherë. Sidoqoftë pak besim duhet, sidomos nëse mardhenja juaj në cift është e rëndësishme për ju. Duhet të jeni më të afruar më partnerin në mënyrë që dhe ai të ndihet i lirshëm me ju.

PESHORJA
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e kënaqshme sot dhe hërë pas here mund të keni debate të ashpra. Tregohuni të matur. Shumë gjëra do jenë më ndryshe nga sa u janë dukur në fillim, jua siguroj që janë gjëra të vogla kalimtare.më pak durim gjithcka do I kthehet normalitetit.

AKREPI
Nuk duhet e ndërtoni një kështjellë të madhe brenda një dite, merrini gjërat me qetësi edhe pse dikush do ju shtyjë që të merrni një vendim të nxituar, dijeni se vendimet e nxituara prishen para se të ndërtohen. Pavarësisht kësaj shtytje jeni ju ai që do vendosni për gjithçka dhe do të bëni zgjedhjen e duhur.

SHIGJETARI
Sot do të keni një ditë të ngarkuar si në jetën profesionale, pasi do të jeni shumë të ngarkuar me punë, po ashtu dhe në jetën sentimentale, do të keni probleme të vogla për të zgjidhur.
Do të përpiqeni të zgjidhni gjithçka që sot, por do të jetë e pamundur. Përpiquni të punoni më tepër se zakonisht, zgjidhjen do ta gjeni tek vetja dhe jo tek të tjerët.

BRICJAPI
Do jeni të mërzitur sot, pasi dikush do ndikojë negativisht në humorin tuaj që në orët e para të ditës. Nuk jeni nga ata që ndikoheni apo ju jepni rëndësi fjalëve të të tjerëve, por sido qoftë, fjalët e sotme do ju fusin pak në mendime. Duke përfituar nga kjo situatë do përpiqen t’ju mërzisin dhe më tepër. Mos u ndikoni nga të tjerët por vazhdoni ditën tuaj të qetë.

UJORI
Do jeni në humor shumë të mirë sot dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie vetëm për të përjetuar emocione pa fund. Partneri do ndiheni mirë dhe i mrekulluar dhe i surprizuar nga ju. Qëndroni vetvetja pasi kështu e bëni të dashurohet dhe më tepër me ju.

PESHQIT
Konfigurimi i yjeve do jetë i mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do ecë për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast kur të jeni pranë të dashurit të zemrës dhe keni për t’u ndier mirë. Shijojeni ndjenjën e bukur që keni
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb