Dashi
Do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse gjendja nuk është aspak e mirë për të bërë çmenduri.

Demi
Do vazhdoni të ëndërroni për princin e kaltër të cilin as sot nuk keni për ta takuar. Do ketë ftesa, por nuk do ju joshin aspak. Financat nuk do kenë as më të voglin problem.

Binjaket
Beqarët do bëjnë shumë përpjekje për ta gjetur princin e kaltër dhe në fund të ditës do ja dalin mbanë. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm dhe të mos kryeni asnjë shpenzim të pamenduar.

Gaforrja

Do përfitoni nga çdo ftesë që do ju bëhet për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Mundësitë do jenë të mira. Paratë nuk do jenë shumë të mira. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Beqaret duhet te bëjnë pak më shumë durim që të gjeni personin e duhur. Në planin financiar do jeni të organizuar dhe mjaft të kujdesshëm. Shmangni shpenzimet e panevojshme.

Virgjeresha

Do jeni në humor të mirë dhe gati të bëni edhe çmenduri vetëm për të gjetur personin e përshtatshëm. Gjendja e të ardhurave do vijë duke u përmirësuar lehtë.

Peshorja

Do filloni një etapë të re akoma më të bukur nga ajo që keni kaluar. Shumë gjëra do jenë më ndryshe sot. Në planin financiar situata do jetë goxha e ekuilibruar.

Akrepi

Do zbuloni një anë tjetër të partnerit tuaj sot e cila do ju pëlqejë tej mase. Do e dashuroni me pasion atë dhe do ndiheni krenare qe e keni në krah.
Shigjetari

Do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më shumë. Gjithsesi do ndiheni mirë. Në planin financiar do realizoni projekte interesante të cilat do e stabilizojnë situatën.

Bricjapi

Do jeni të fiksuar pas gjesteve të personave dhe asnjeri nga ata që do takoni nuk do ua mbushe mendjen. Për financat do jetë ditë më shumë fat. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Ujori

Të dashuruarit e shenjës tuaj do vendosin pak distance me njeri-tjetrin dhe asgjë nuk do shkoje si e kishin planifikuar. Ne planin financiar do jeni të matur dhe të kujdesshëm.

Peshqit

Do jeni në kërkim të personit ideal, por kjo do të jetë e veshtire te ndodhe. Urani do ju ndihmojë ta përmirësoni situatën financiare pas një periudhë mjaft delikate, por jo edhe atë sentimentale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb