Dashi
Do jeni me humor te mire dhe do tregoheni me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.
Demi
Do vazhdoni te kërkoni dashurine e madhe ne jete, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.
Binjaket
Do jeni te privilegjuar dhe do keni njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.
Gaforrja
Edhe pse nuk e prisnit mund te bini ne dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.
Luani
do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.
Virgjeresha
Do keni shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrini as sot te hidhni hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.
Peshorja
Do mbeteni serish vetëm dhe kjo do ju mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.
Akrepi
Nuk duhet absolutisht te tregohen posesive ne dashuri. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.
Shigjetari
Do josheni pa mbarim dhe ka gjasa te gjeni një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.
Bricjapi
Ka rrezik te njiheni me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.
Ujori
Duhet te jeni me te duruar nëse deshironi te bëni zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.
Peshqit
Do merrni shume propozime, por do e keni te vështirë te zgjidhni dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb