DASHI
Keni shpresa të mëdha për këtë ditë, por nuk duhet të vini bast gjithcka që keni, përndryshe do të digjeni. Një zhgënjim është i tillë vetëm kur pritshmëritë janë realiste.
Duhet të pranoni që të tuat nuk janë, prandaj keni vetëm nevojë të ndryshoni prespektiven dhe të përmirësoni pikënisjet tuaja që të ktheheni të shpresoni konkreti

DEMI
Herë pas here vjen momenti fatal në të cilin është i nevojshem një ekzaminin i ndërgjegjes. Ja, kjo do të jetë dita e mirë. Merrni pak kohë dhe përpiquni të jeni sa më objektiv dhe kritik mbi ju.
Ndoshta ka njerëz që do bëjnë të njëjtën gjë dhe në fund të ditës do të gjeni dicka të mirë në vënd që të ktheni vështrimin nga ana tjetër për të mos dëgjuar.

BINJAKËT
Hapi juaj i parë në këtë ditë do jetë të bini në sy. Pavaresisht nësë nuk doni, sepse gjëja më e rendesishme është të jeni të dukshëm. Dini si të bëni, kështu që mos u fshihni. Pjesen tjetër do e bejnë njerëzit përreth, mos u shqetësoni.

GAFORRJA
Planet tuaja lidhur me përmirësimin themelor të jetës familjare apo transaksionet e pasurive të patundshme, do të jenë dukshëm të suksesshme, veçanërisht nëse ndiqni të gjitha rregullat e detyrueshme. Shmangni nënshkrimin e dokumenteve dhe mos bëni premtime në gjysmën e parë të ditës.

LUANI
Do përjetoni ndjesi të forta sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni me fat që keni dikë si partneri në krah. Shumë do ju kenë zili dhe mund të kërkojnë t’iu prishin punë. Buxheti fatmirësisht do jetë më i mirë se më parë. E gjithë kjo për shkak të një shpërblimi që do merrni në punë.

VIRGJËRESHA
Dita do të jetë e fokusuar tërësisht për relaks dhe do tu duhet të jeni të përqendruar në diçka të bukur dhe emocionuese. Imagjinata juaj do të bëjë pjesën tjetër. Mjafton vetem të mendoni se si mund të argëtoheni më shumë. Mos harroni, shoqëria gjithmonë ju rrethon.

PESHORJA
Do e nisni diten jo mirë, edhe pse nuk do jetë faji juaj. Nuk duhet të rrini të mërzitur por të filloni të mendoni të bëni diçka për të përmirësuar atë, çfarëdo që mund tu shkojë në mëndje. Në fakt, është thelbësore që të jetoni në paqe , edhe pse ndodh që të kaloni ditë të tilla. Ju duhet të bëni atë për veten tuaj dhe për ata që ju duan.

AKREPI
Edhe në qoftë se nuk keni kuptuar ende se si të merrni hak, jini të sigurt se dikush do të mendojë për ju dhe do ju sugjerojë mënyrën më të mirë.
Keni disa detyra kohët e fundit prandaj nuk mund të lejoni të bëni gabime ose për të shkuar jashtë kontekstit. Ndonjë sugjerim ju duhet dhe do ti qartësoni gjërat.

SHIGJETARI
Ideja juaj e parë në këtë ditë do të ishtë të mos jeni në gjëndje të duroni njerezit rreth jush por duhet ta kaloni këtë, ndoshta as ata nuk ju durojnë dhe ende mbeten pranë jush.
Të folurit mund të jetë një nga aktivitet që doni të kaperceni, por thjeshtë nuk do jetë e mundur, sepse përshëndetjet janë shpresa e fundit që ju mbeten për të mos ndenjur në heshtje.

BRICJAPI
Dukeni mjaft të shqetësuar sot e të tensionuar por në fakt nuk jeni të mërzitur me askënd. Keni diçka për të menduar dhe sigurisht nuk mund ta neglizhoni si të parëndësishme. Njerzit e afërm ju ndodhen gjithmonë pranë dhe flisni me ta për të marrë ndonjë mendim.

UJORI
Sot duhet të kujdeseni për veten, por edhe për ata që ju duan, sepse pa to është e vështirë që ju mund të jeni të lumtur. Në këtë ditë çdo gjë do të duket dhe mund të merrni e të shprehni shumë dashuri. Dashuri që ju mendoni është diçka e vërtetë që sigurisht nuk duhet të nënvlerësohet, por që është ushqyer kryesisht çdo ditë.

PESHQIT
Nuk do të ngurrojnë në këtë ditë njerëzit që ju rrethojnë tju argëtojnë dhe zbavitin. Miqtë e juaj do të jenë atje për ju si dhe të dashurit tuaj, kështu që shijoni momentet e lumturisë. Mendoni të planifikoni e disa ditë pushim së bashku me ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb