INDI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku një familje është gjetur e pajetë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Delhi.

BBC shkruan se bëhet fjalë për 11 anëtarë të një familjeje, ku 10 prej tyre janë gjetur të varur në tavan dhe një i shtrirë në dysheme. Mësohet se ata ishin lidhur pas shpine. Familja jetonte në distriktin Burari prej më shumë se 20 vjet, ndërsa fqinjët i kanë përshkruar ata si një familje të mirë integruar.

Ndërkohë, në banesë janë gjetur disa shënime që flasin për praktika mistike shpirtërore, të cilat besohet se kanë lidhje me vdekjet. Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes makabre.
_102294652_mediaitem102294651

Personi qe gjeti trupat e pajete
_102279368_whatsappimage2018-07-01at15.03.55
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: