Një ngjarje shokuese raportohet nga Britania e Madhe, ku një nxënës vrau nënën e tij pasi e goditi me thikë 118 herë dhe më pas thirri policinë dhe u kërkoi “të sillnin një çantë trupi”, shkruajnë mediat britanike.

Rowan Thompson ishte 17 vjeç kur sulmoi dhe vrau nënën e tij, Joanna Thompson, në shtëpinë e tyre në fshat, sapo ishin kthyer nga vrapimi i mëngjesit.

Sipas raportit policor djali e goditi me thikë 38 herë në ballë, 64 herë në qafë dhe 16 herë në krah. Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik të vitit të kaluar.

Më pas, krejt i qetë, ai telefonoi policinë: “Unë sapo kam vrarë mamanë time”.

Në tetor, Thompson u gjet i vdekur në moshën 18 vjeçare, ndërsa ishte në paraburgim në një institucion të shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb