Nje djalë i ri është qëlluar për vdekje me thikë nga të ashtuquajturit ‘urrejtës xhelozë’ mes një beteje vdekjeprurëse në rrugë ndërsa po filmonte një video muzikore rap jashtë një dyqani pule në Brixton, Angli.

I riu, i quajtur Shane Jerome në fillim të 20-ave, u godit me thikë mes skenave kaotike në Brixton High Street në Londrën e Jugut dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e urgjencës.

Një video në mediat britanike tregonte një grup burrash që filmonin videon rap, ndërsa një e dyta tregoi një grup burrash që vraponin përreth dhe një Lamborghini.

Dhe një dëshmitar i tha BBC News se një grup njerëzish ndaluan në rrugë dhe goditën të riun dhe u larguan në këmbë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb