GREQI– Horror në Greqi. Një 19-vjeçare shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur dhe më pas e ka hedhur në plehra. Ngjarja e rëndë thellohet akoma më shumë, pasi protagoniste në këtë krim monstruoz është bërë edhe nena e saj, e cila ka bashkëpunuar për të hedhur foshnjën.

Ndonëse e reja ishte e lidhur me një djalë, ajo nuk i kishte treguar atij se priste një fëmijë, ndërsa në bashkëpunim me nënën, ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie. Ndërkohë, sapo është zbuluar rasti në fjalë kanë nisur hetimet dhe është bërë e mundur që përmes ADN të identifikohet edhe nëna.

Media greke ‘Elkosmos’ teksa përcjell detaje nga krimi i rëndë, shkruan se ironike mbetet fakti se vajza u arrestua dje, në ditën ndërkombëtare të nënës. Teksa u morën në pyetje, vajza me nënën e saj 54 vjeçe rrëfyen se pasi lindi foshnja, e mbytën dhe më pas e hodhën në kosh, pasi ‘ishte shtatzëni e padëshiruar’. 19-vjeçarja u tha autoriteteve se e kishte mbytur fëmijën e saj me kordonin e kërthizës në vaskë, më pas ia kishte dhënë nënës së saj për ta hedhur në plehra.

Mes të tjerash ajo shtoi se me të dashurin ishte njohur në ‘Facebook’, por nuk ishte e sigurt nëse ishte fëmija i tij apo jo. Po ashtu vajza tregoi se kishte bërë gjithçka për të parandaluar shtatzëninë, por nuk ia kishte dalë. Sakaq, vajza ka edhe një vëlla, i cili është edhe i vetmi person në familje që punon, pasi babai i saj kishte ndërruar jetë. Policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes së rëndë, krim i cili tronditi mbarë Greqinë dhe jo vetëm.
350030
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: