Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sasuolo të Italisë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri ka vrarë gruan, dy fëmijët e mitur, vjehrrën dhe më pas veten.

Bëhet me dije se efektivët e policisë në vendngjarje janë përballur me një skene të tmerrshme: pesë kufoma. Mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 5 vjeç.
Një familje e tërë është zhdukur nga një krim makabër pa kuptuar një arsye që ndoshta nuk do të mësohet kurrë.

Nabil Dhahri, autori i dyshuar i ngjarjes, pasi vrau ish-bashkëjetuesen, Elisa Mulas, dy fëmijët, i morri jetën dhe vjehrrës së tij.
Sipas informacioneve masakrës i ka shpëtuar vetëm një vajzë, disa vite më e madhe, e lindur nga një lidhje e mëparshme e viktimës, e cila ka qenë në shkollë.

Elisa, viktima e cila u vra nga bashkëshorti, ishte transferuar në shtëpinë e nënës së saj paranjë muaji me fëmijët pasi donte t’i jepte fund lidhjes me autorin. Sipas mediave italiane, ai nuk e kishte pranuar asnjëherë ndarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: