ITALI-Një shqiptar në Itali ka masakruar me çekiç ish gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’.
Sipas mediave vendase, shqiptari Besnik Habiraj 55 vjeç ka ndjekur me makinë ish- gruan e tij 41-vjecare dhe më pas e ka masakruar me mjete të forta në një park, duke përfshirë edhe një çekiç.
7-5
Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por thuhet se ajo është me origjinë shqiptare dhe është dërguar ne spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.
5-5
Shqiptari e ka goditur me çekiç në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rënda. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar 55-vjecarin shqiptar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb