Me arritjen e talebannëve në pushtet, situata në Afganistan është në një gjendje të trazuar.

Shumë qytetarë, të frikësuar për jetët e tyre, janë dyndur nëpër pikat kufitare për t’u larguar nga vendi, e vërshuar në vende që do të ndihen më të sigurt. Në rrjete sociale, janë duke qarkulluar pamje të rënda, me afganët, që bëjnë gjithçka për t’u larguar.

https://twitter.com/i/status/1427206845706379266

Në një prej pamjeve, shihen disa persona teksa mbahen në pjesët anësore të aeroplanin, ndërsa mjeti fluturues merr shpejtësinë për t’u ngjitur në ajër. Ndërsa në një video tjetër, shihet 1 person, që dyshohet se është rrëzuar nga aeroplani në tokë.

https://twitter.com/i/status/1427199535126777857

Videot po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia Asvaka, e cila ka publikuar pamjet, pretendon se në këtë formë, deri më tani kanë ndërruar jetë 2 persona. Megjithatë duhet thënë se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

https://twitter.com/i/status/1427181300054515730

Kujtojmë se pjesa më e madhe e Evropës ka hapur dyert për pritjen e azilkërkuesve politikë të Afganistanit, ndër vendet pritëse do të jetë dhe Shqipëria e Kosova.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb