Dhjetë persona, përfshirë një oficer policie, janë vrarë të hënën pasi një person hapi zjarr në një supermarket në Kolorado, duke shkaktuar tronditje të madhe në pjesën tjetër të popullsisë.

Një person ndodhet në ambientet e paraburgimit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai është autori i vërtetë i krimit.
“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur në gjurmët e autorit”, u shpreh shefi i policisë Maris Herold.

Herold, tha se oficeri që mbeti i vrarë, i identifikuar si 51-vjeçari Eric Talley, është personi i parë i policisë që u bashkua në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht mbeti i vdekur gjatë përplasjeve.

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu burrin të vriste në mënyrë makabre 10 persona, por policia është duke punuar për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb