Ky është spektakli që ofron për fëmijët dhe familjarët Kopshti Zoologjik i Tiranës. Vizitorët e tij, ndër të cilët edhe mjaft fëmijë, kanë qenë dëshmitarë të një skene tronditëse këtë të diel, kur panë kalin e kopshtit, të ngordhte, i sulmuar nga bualli, me të cilin prej kohësh ndante të njëjtën hapësirë. Megjithëse prej vitesh është folur për gjendje të mjerueshme të kopshtit Zoologjik, ngjarja e së dielës ishte tejet e rëndë. Pamje të tilla vërtetojnë edhe një herë se degradimi i këtij kopshti ka arritur shkallën më sipërore.

Sipas punonjësve të kopshtit Zoologjik bualli ka shenjat e tërbimit dhe paraditen e së hënës sërish ka dalë nga kafazi duke rrezikuar jetën e mirëmbajtësve. Ata thanë se kali dhe bualli kanë jetuar prej kohësh në të njëjtin kafaz, ndërsa të dielën bualli e sulmoi kalin duke i shkaktuar një të carë rreth 50 cm në pjesën e barkut. Punonjësit treguan se kafsha e sulmuar, vuajti për disa orë në kopshtin Zoologjik dhe ngordhi gjatë natës.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe shoqatat që kanë fokus mbrojtjen e kafshëve duke kërkuar që t’i jepet fund të këtij makabriteti.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb