Horror në Korçë! Një nënë pasi ka lindur, ka futur të porsalindurin në një valixhe, dhe më pas ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja rëndohet akoma më shumë, pasi nëna ka fshehur për rreth 1 muaj fëmijën në banesë, ndërkohë që ngjarja është zbuluar nga burri i saj.

Tashmë trupi i foshnjës po i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Ishte pikërisht bashkëshorti i saj ai që zbuloi makabritetin, duke njoftuar kështu policinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb