Një ngjarje horror ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku një e moshuar i ka vënë flakën me dashje banesës, me qëllim që ajo dhe burri i saj të humbnin jetën.

Mediat greke bëjnë me dije se burri është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa ajo jashtë rrezikut për jetën.

Policia në fillim dyshoi se bëhej fjalë për një ngjare aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se shtëpia ishte spërkatur gjithandej me alkool, e më pas i ishte vënë flaka.

Tashmë e moshuara përballet me akuzën e vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: