Një fetus i vdekur është gjetur sot në tualetin e një avioni të linjës American Airlines në aeroportin LaGuardia në Nju Jork.

Avioni ndodhej në terminal pas udhëtimit që bëri nga Charlotte në qytetin e Nju Jorkut të hënën në mbrëmje.

Ishin pastrueset ato që bënë zbulimin e tmerrshëm dhe menjëherë thirrën për ndihmë. Për këtë u njoftua menjëherë policia që merret me hetimin.

“Jemi të shokuar nga kjo që zbuluam, por do të  bëjmë një hetim të thelluar,” tha një zëdhënës i policisë, shkruan Daily Mail.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: