PARIS

Katër fëmijë dhe një grua nga e njëjta familje kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë dhe çekiç në një shtëpi në Paris.

Viktimat u gjetën pranë armëve në një shtëpi në periferinë veriore të Noisy-le-Sec.

Të katër fëmijët dhe gruaja vdiqën, ndërsa pesë të tjerë kishin plagë me thikë, e tre prej tyre ishin të plagosur rëndë, sipas Le Dauphine.

Policia thuhet se gjeti dy persona të vdekur dhe më shumë të plagosur, si dhe çekanin e thikën kur arritën në 11 të mëngjesit të shtunën në vendngjarje.

Tre të tjerë ndërruan jetë brenda një ore e gjysmë, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës. Viktimat dhe i dyshuari besohet të jenë nga e njëjta familje, sipas Actu 17.

Një burrë, i cili u gjet i plagosur rëndë dhe pa ndjenja, mendohet të jetë i dyshuari dhe po trajtohet në spital. Ai u dërgua në spitalin Beaujon në Clichy, thonë mediat franceze.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb