(Kujdes pamjet janë shqetësuese) Horror në qendër të Moskës. Një grua e veshur me të zeza e mbuluar me burka tund në njërën dorë një kokë të prerë fëmijë. Gruaja bërtet; “Allahu Akbar!”
Kjo skene eshte shfaqur ne gjithe mediat ruse, ndersa ngjarja ne fjale ka tronditur mbare opinionin boteror.
Një stacion metroje në Moskë u mbyll për shkak të situatës së krijuar.
Dëshmitarë thanë se gruaja bërtiste, ‘Allahu Akbar’ teksa shfaqej në stacionin e metrosë pranë Oktyabrskoye Pole, në veriperëndim të Moskës. Ne dore mbante nje koke femije. Pak më herët policia ruse njoftoi se ka gjetur në një bllok pallatesh një trup fëmije vajzë, të moshës 3-4 vjec me kokë të prerë.
Mediat lokale raportuan se viktima u identifikua si Nastya M ndërsa në pranga u vu dadoja 39-vjecare, Gyulchehra Bobokulova, nga Uzbekistan.

Gruaja u arrestua në metro teksa tunde kokën e prerë të fëmijës. Sipas policisë ruse, gruas po i kryhen ekzaminimet psikiatrike ndërsa theksojnë se dhe veprimet mund të jenë shkaktuar nga gjendja e saj emocionale e paqëndrueshme.

Mesohet se nena e vajzes eshte derguar ne gjendje te rende ne spital.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: