SHBA – Horror në SHBA. Një grua shtatzënë në muajin e tetë u vra në North Dakota, SHBA. Prokuroria për vrasjen e Savanna Marie Greywind akuzon një çift, të cilët ishin fqinjët e së resë. Sipas saj ata vranë 22-vjeçaren dhe më pas i morën fëmijën. Trupi i pajetë u gjend buzë lumit.

Savanna Marie ishte zhdukur që prej datës 19 gushtit. Dyshimet në lidhje me çiftin erdhën pasi ditën e djeshme policia gjeti foshnjen në shtëpinë e Brooke Lynn Crews 38 vjeç dhe William Henry Hoehn 32 vjeç. Ata u arrestuan ndërkohë që foshnja iu dorëzua shërbimeve sociale.

Sipas çiftit 22-vjeçarja ia kishte dorëzuar vet foshnjën dhe më pas ishte larguar. Autopsia përcaktoi se vajza ishte “vrarë me dhunë”, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje në lidhje me vdekjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb