VLORË- Pamje aspak normale, të denja për skena horror janë këto të një qeni të varur, në një nga zonat më të bukura bregdetare në Zvërnec të Vlorës, që na i sjell gazetari Enrik Mehmeti. Edhe pse personat që e kanë kryer këtë akt çnjerëzor, nuk janë identifikuar, madje nuk dihen as shkaqet, qeni i ngordhur vijon të qendrojë i varur në pemë prej ditësh.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se, qeni është varur në një kohë që plazhi ka qënë i populluar nga plazhistë dhe turistë, ndërkohë që askush nuk e ka marrë përipër ta heqë për të mos i kthyer në mankth ditët kur njerëzit vendosin të pushojnë.

Veprimi është dënuar ashpër në rrjetet sociale, ku sipas njerëzve jo vetëm që është një masakër por dhe një rrezik për përhapjen e sëmundjeve për ata që frekuentojnë plazhin në këtë zonë. Asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për groposjen apo heqjen e kafshës që aty.

Vetë gazetari Enrik Mehmeti e ka denoncuar rastin edhe në profilin e tij në Facebook, ku duke shpërndarë foton e rëndë shkruan: “Sot në plazhin e Zvërnecit, qeni i varur prej disa ditësh në mes të plazhistëve. Për mua ky është krim dhe shkaktarët duhet të arrestohen! Më e keqja është që policia pyjore kalon pranë dhe nuk e merr mundimin ta heqë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb