Ndonëse duhet t’i falte gjithë dashurinë, një 41-vjeçare italiane ka kryer aktin makabër, ndërsa ka hedhur përtokë vajzën e saj 3 ditëshe, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vicenza. Mediat italiane raportojnë se pas krimit, nëna tentoi të vrasë veten duke prerë veten me thikë në fyt, por është penguar nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit ka njoftuar urgjencën, ndërsa gruaja e tij është arrestuar. Mësohet se gruaja vuante nga një depresion post-lindje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb