Ngjarja horror në Angli, ku 39 persona u gjetën të pajetë brenda një kamioni frigoriferik, vijon të jetë kryefjalë e autoriteteve britanike. Detektivët që po hetojnë ngjarjen kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Ronan Hughes, 40 vjeç, dhe Christopher, 34 vjeç.

Dy vëllezërit nga Irlanda Veriore janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për vrasje dhe trafikim të njerëzve. Policia e Essex ka publikuar sot fotografitë e vëllezërve. Shefi i policisë Stuart Hooper, tha: Të gjejmë vëllezërit Hughes është thelbësor për hetimin tonë.

“Ne besojmë se ata janë në Irlandën Veriore por ata gjithashtu kanë lidhje me Republikën Irlandeze”, tha Hooper, duke shtuar se “kushdo që ka një informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre, duhet që të telefonojë.”

Dje, shoferi i kamionit Maurice ‘Mo’ Robinson u paraqit në gjykatë i akuzuar për vrasje dhe trafik njerëzish. Ai dhe dy vëllezërit akuzohen se janë pjesë e një “unaze globale” të kontrabandistëve të njerëzve.

1572365444 Wwwwqqqq
1572365444 Wwwwqqqq

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb