Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Lolës, vajza 12-vjeçare e cila u gjet e copëtuar në një enë plastike në Paris. Sipas prokurorisë, Lola u mbyt, më pas u ther dhe trupi i saj u mbyll në një enë plastike poshtë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj. Ajo kishte lënë shkollën të premten e kaluar dhe në derën e hyrjes iu afrua një grua, e dyshuara kryesore, algjeriania Dahbia, 24 vjeç, një i pastrehë me probleme psikiatrike, e cila tashmë është nën hetim për vrasjen.

Pista që po hetohet nga hetuesit për vdekjen e Lolës së vogël është ajo e një vrasjeje të lindur pa motiv real. 24-vjeçarja u arrestua së bashku me motrën e saj Amine, 33 vjeç. Dy burra të tjerë rreth të dyzetave janë ende në paraburgim, pasi ka dyshime se ata mund të kenë ndihmuar disi Dahbian, ndoshta për të transportuar trupin e adoleshentes.

Sipas asaj që mësohet nga burime hetimore, Dahbia me origjinë algjeriane po hetohet nga gjyqtari së bashku me një nga dy të arrestuarit, të dyshuar se e kanë ndihmuar në një farë mënyre. Dahbia ishte parë në lagje pasditen e së premtes, kur Lola ishte zhdukur, duke folur me vete, duke ecur zbathur mes një furre buke. Pranë saj ishte ena e rëndë plastike të cilën ajo nuk e mbante dot pasi kërkoi më kot ndihmën e disa kalimtarëve. E dyshuara ishte mysafire e motrës së saj në pallatin e Lolës, ku po qëndronte prej disa ditësh.

Sipas autopsisë, 12-vjeçarja vdiq nga asfiksia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb