Një fëmijë gati sa nuk u rrëmbye nga një park në Doncaster të Britanisë së Madhe, teksa ishte ulur me babain e tij në një stol.

Agresori dyshohet se e rrëmbeu djalin, vetëm 2 vjeç, nga babai i tij dhe vrapoi, por i ati i fëmijës u hodh heroikisht për ta shpëtuar të birin.

Fatmirësisht eksperienca e frikshme përfundoi pa dëmtime, me vogëlushin që u transportua për në spital, por që sipas mjekëve nuk kishte asnjë lëndim serioz.

Policia mori një raportim për tentativën e rrëmbimit të mërkurën e kaluar, më 1 qershor, pak pas orës 14:00 dhe hetimet janë duke vazhduar ende.

Ngjarja e rëndë në Britani vjen vetëm pak ditë pasi tezja e një vogëlusheje pa momentin kur dy gra misterioze tentuan të rrëmbenin mbesën e saj të vogël. Ngjarja horror ndodhi në hipodromën “Redcar” në Thrush Road, Middlesbrough, ndërsa Louise Stockdale ecte me vogëlushen Sadie, dy vjeçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb