Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 litër qumësht, 1 filxhan çaji fiq të thatë të grirë, 1 filxhan sheqer, Kanellë për servirje

Zihet qumështi dhe ëmbëlsohet me sheqer dhe lihet të ftohet si për kos.

Përgatitja

Fiqte grihen hollë dhe përzihen me pak qumësht të nxehtë që e marrim që në fillim të vlimit të qumështit.

Më pas bashkojmë fiqtë e zbutur me qumështin e ëmbëlsuar që kemi lenë të ftohet jo plotësisht. E mbulojmë mirë hermetikisht sic veprojmë kur zemë kos dhe e lemë të mpikset për 3-4 orë. Më pas e vendosim në frigorifer të ftohet dhe e kemi gati për ta servirur me kanellë pluhur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: