DURRES

Këngë, kërcime dhe lojëra të shumta kanë argëtuar dhe gëzuar të vegjëlit e shtëpisë së Femijës në Durrës. Falë organizmit festiv nga stafi i Hotel Palace në Durrës fëmijëve iu dhurua buzëqeshje dhe lumturi në këto prag festash të fundvitit. Hotel Palace i arreduar dhe zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të ri zgjodhi këta fëmijë të mrekullueshëm për të ndezur dritat e pemës së ndërrimit të viteve.

Në këtë atmosferë festive dhe të ngrohtë nuk muguan edhe dhuratat e shumta që organizatorët e Hotel Palace kishin përgatitur për fëmijët.

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës në Durrës Mimoza Xhelilaj falenderoi Hotel Palace që ngrohu zemrat e të vegjëlve.

Përreth 2 orë fëmijët e shtëpisë së foshnjes në Durrës u argëtuan me këngë e valle dhe animatorë të ndryshëm që Hotel Palace kishte përzgjedhur për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb