“Vila Palma” ishte një nga hotelet që u shkatërrua plotësisht, pasojat e të cilit ishin fatale, duke sjellë humbje në jetë njerëzish. “Vila Palma” ishte hoteli i preferuar i ekipeve të Superligës, pjesa më e madhe e tyre, mbi të gjitha Tirana dhe Kukësi, shpesh kur kishin transfertë në Durrës, grumbulloheshin në këtë hotel.

Hotel Palma
Hotel Palma

Jo më larg se përpara dy javësh, më saktësisht në javën e 11-të të Superligës, klubi i Tiranës zgjodhi pikërisht këtë hotel përpara sfidës kundër Teutës. “Vila Palma” ishte gjithashtu dhe hoteli i preferuar i klubit të Kukësit. Fatmirësisht, ishte fillim javë, të gjithë klubet, stafet, lojtarët, ishin në shtëpinë e tyre mëngjesin e se martës, në të kundërt, nëse do të ishte fundjavë, mund të kishte ndodhur një tragjedi shumë e madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb