Pak javë na ndajnë nga lindja e fëmijës mbretërore, i pari për Meghan Markle dhe Princin Harry.

Të dy ata janë pafundësisht prezent në tabloidët anglezë, të rrethuar nga thashethemet për marrëdhëniet e tyre dhe shpenzimet e bëra, përfshirë këtu edhe udhëtimet.

Çifti ka vendosur në këtë mënyrë të marë një pushim, duke u larguar nga jeta e oborrit mbretëror dhe duke i lejuar vetes ditë që janë vetëm për ta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një minipushim tre ditor për Dukat e Sussex, të cilët me siguri nuk i kushtojnë vëmendje shpenzimeve. Në fakt, ata kanë rezervuar hotelin më të shtrenjtë, një hotel luksoz në fshatin anglez. Pak ditë me një çmim të tepruar për ata që nuk kanë burime pothuajse të pakufizuara financiare, rreth 38 500 euro.

Hoteli me 5 yje në Heckefield Place, Hampshire, ku dhoma më e lirë kushton rreth 300 euro nata, ndërsa më e shtrenjta rreth 10 mijë euro.

Hoteli është vetëm një orë nga Londra, i vendosur në një pronë 400 hektarësh, në mes të pyjeve, liqeneve, kopshteve dhe një ferme biodinamike. Përtej pronës ka edhe një fshat të hapur, kështu që mysafirët  mund të udhëtojnë për të parë vetëm gjelbërimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb