KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka nisur javën me një vizitë në Presidencë. Tashmë Hoti nuk do gjejë më Thaçin aty por Presidenten në detyrë Vjosa Osmanin, raportojnë mediat kosovare.

Kohë më parë Hoti dhe Osmani njiheshin për marrëdhëniet e shkëlqyera brenda LDK, por më pas filloi krisja kur Vjosa Osmani doli kundër zhbërjes së koalicionit me LVV.

Pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani njëkohësisht kryeparlamentare duhet të ushtrojë dhe funksionin e Presidentit, të paktën për 6 muaj në rast se nuk e zgjedh Kuvendi, ose Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb