Kryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se kandidati për kreun e qeverisë do të caktohet nga partia ku ai bën pjesë.

Hoti ka thënë se kandidati për Kryeministër nuk do të caktohet nga debatet në studiot apo rrjetet sociale.

“LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës. LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës. LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit. LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën”. “Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, nëpër media, debate televizive e rrjete sociale janë përfolur disa emra si kandidatë të mundshëm të LDK-së për kryeministër. Janë lakuar emrat e Kujtim Shalës, Avdullah Hotit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e ndonjë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: